Dry & Flaky Scalp? Soothe It Gently2021-11-23T22:29:44+00:00
Mirë se erdhët në Colief.al

Skalp i thatë dhe i ciflosur? Qetësojeni butësisht

Lëkura dhe skalpi i foshnjës

Lëkura e thatë dhe e ciflosur në kokë është një gjendje e zakonshme për foshnjat. ‘Colief Baby Scalp Oil’ sjell një lehtësim qetësues. Foshnjat shquhen për lëkurën e tyre super të butë, por shumë foshnje mund të zhvillojnë një gjendje të quajtur ‘koret e qumështit’ (njolla të thata ose të kripura në lëkurën e kokës) veçanërisht në vitin e tyre të parë. Edhe pse nuk u shkakton ndonjë dëm të vegjëlve, mund të jetë diçka e shëmtuar dhe shqetësues për ju si prind, kështu që është mirë të dini se ekziston një zgjidhje për ju, Colief Baby Scalp Oil. Ky vaj qetësues mund të masazhohet në lëkurën e kokës për të ndihmuar në heqjen e lëkurës së thatë dhe koreve të kokës, duke e rikthyer butësisht skalpin e foshnjës suaj në gjendjen e tij më të mirë.

Colief Baby Scalp Oil është i pasuruar me përbërës me prejardhje natyrale, duke përfshirë vajin e trëndafilit, kamomilin shërues dhe vitaminën E për të hidratuar dhe qetësuar butësisht lëkurën dhe skalpin e foshnjës tuaj. Thjesht masazhoni disa pika të Colief Baby Scalp Oil në lëkurën e kokës së foshnjës për të shkëputur koret nga skalpi dhe më pas lyeni butësisht atë me një furçë të butë për fëmijë për të larguar çdo kore të mbetur në kokë. Mos u mundoni t’i hiqni vetë me duar ato. Nëse dyshoni se skalpi i fëmijës suaj është infektuar, sigurohuni që të flisni me mjekun tuaj.

Natyral dhe efiçent

Çfarë përfshin Colief Baby Scalp Oil dhe pse?

Vaji i trëndafilit – Një hidratues i lehtë që përmban acide yndyrore si Omega 3 dhe Omega 6, të cilët mendohen se ndihmojnë në hidratimin e lëkurës
Kamomili – I njohur për vetitë e tij qetësuese dhe shëruese, kamomili është përdorur si një anti-inflamator natyral që nga kohërat e lashta.
Vitamina E – Një antioksidant natyral, që mendohet se ndihmon në riparimin dhe mbrojtjen e lëkurës.

Colief Baby Scalp Oil është i përshtatshëm për përdorim që nga lindja.

Bli Tani

Vlerësime nga klientët tanë për Colief Baby Scalp Oil

Zbuloni se çfarë ndodhi kur Hayley provoi Colief Baby Scalp Oil për të trajtuar ‘koret e qumështit’ të vajzës së saj. Hidhini një sy për të parë se si po shkon situata e tyre.

Si të qetësoni koret e qumështit

Në këtë video, mjekja e pavarur Dawn Kelly shpjegon se çfarë është korja e qumështit, shkaqet dhe si të sjellë lehtësim qetësues.

Më shumë informacion për Baby Scalp Oil

Bëhuni pjesë e komunitetit tonë

Shkoni në faqen tonë në Facebook; do të gjeni shumë foto të bukura të foshnjave dhe histori të bukura të ndara nga nënat dhe baballarët e komunitetit tonë. Ne gjithashtu kemi shumë konkurse emocionuese dhe dhurata për ju!

Lexoni Blogun

Më shumë blog poste

References:

1. Houghton, LA. Vieth, R. (2006) The case against ergocalciferol (vitamin D2) as a vitamin supplement. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/17023693.
2. Infant and Toddler Forum (2014) Preventing Vitamin D Deficiency in Toddlers https://www.infantandtoddlerforum.org/media/upload/pdf-downloads/4.7_Preventing_Vitamin_D_ Deficiency_in_Toddlers.pdf.
3. Public Health England and Food Standards Agency (2014) National Diet and Nutrition Survey: results from Years 1 to 4 (combined) of the rolling programme for 2008 and 2009 to 2011 and 2012 https://www.gov.uk/government/statistics/national-diet- and-nutrition-survey-results-from-years-1-to-4-combined-of-the-rollingprogramme- for-2008-and-2009-to-2011-and-2012.
4. Public Health England (2016) PHE publishes new advice on vitamin D. https://www.gov.uk/government/news/phe-publishes-new-advice-on-vitamin-d
5. NHS (2017) Vitamin D. http://www.nhs.uk/Conditions/vitamins-minerals/Pages/Vitamin-D.aspxtings.

Go to Top