Fëmija juaj po qan? Ndihmë me dhimbjen e barkut tek foshnjat
Ndihmoni në lehtësimin e simptomave të dhimbjes së barkut me Colief
Dhimbja e barkut tek foshnjat mund të ketë shumë shkaqe. Në disa raste, shkaktohet nga intoleranca e përkohshme e laktozës. Kjo është kur foshnjat nuk janë në gjendje të shpërbëjnë plotësisht laktozën, një sheqer kompleks në qumështin e gjirit dhe atë artificial. Kjo mund të shkaktojë siklet që njihet, zakonisht, si dhimbje barku dhe karakterizohet nga periudha të gjata të të qarit. Të përshtatshme që nga lindja, ‘Colief Infant Drops’ janë krejtësisht natyrale dhe ndihmojnë në zbërthimin e laktozës në sheqerna më të thjeshta, glukozë dhe galaktozë, duke e bërë më të lehtë për fëmijën tuaj të tresë ushqimin.
I besuar nga nënat dhe i rekomanduar nga profesionistët e kujdesit shëndetësor për më shumë se njëzet vjet, ‘Colief Infant Drops’ përmban enzimën laktazë dhe mund të përdoret sa herë që ushqeni fëmijën tuaj, qoftë me qumësht gjiri të shtrydhur ose me qumësht artificial. Rreth tre deri në katër muaj, sistemi tretës i foshnjës do të përballet më mirë me laktozën dhe zakonisht simptomat do të zhduken. Megjithatë, nëse simptomat vazhdojnë, ju mund të vazhdoni të përdorni ‘Colief Infant Drops’ për aq kohë sa është e nevojshme.
Çfarë është dhimbja e barkut tek foshnjat?
Dhimbja e barkut tek foshnjat përkufizohet si episode të përsëritura të të qarave të tepërta dhe të pandalshme te një foshnjë e porsalindur, e cila në pamje të parë duket e shëndetshme. Kjo gjendje mund të prekë një në pesë foshnja, kështu që nuk jeni vetëm.
Simptomat e dhimbjeve të barkut
Të qara për 3 ose më shumë orë
Mbledhja e gjunjëve
Shpinë e harkuar
Faqe të skuqura
Të qara të shumta
A mund të jetë diçka tjetër?
Gjendje të tjera të tilla si kapsllëku dhe refluksi gastro-ezofageal (GORD), po ashtu mund të shkaktojnë të qara të tepërta. Nëse foshnja juaj ka simptoma të tjera, si gjak në jashtëqitje dhe të vjella, flisni me mjekun tuaj për ndihmë të mëtejshme.
Këshillat kryesore për trajtimin e dhimbjeve të barkut
1. Edhe pse është shqetësuese, gjëja më e rëndësishme që duhet mbajtur mend nëse foshnja juaj është prekur nga dhimbja e barkut është të qëndroni të qetë.
2. Mbani një rutinë qetësuese rreth kohës kur dhimbja e barkut e foshnjës tuaj është zakonisht në gjendjen më të keqe, zakonisht ndodh gjatë mbrëmjeve.
3. Mbani një regjistër të rasteve kur dhimbja e barkut e foshnjës tuaj është në gjendjen më të keqe – ju mund të gjeni një model të lidhur me ndonjë shkaktar, duke ju lejuar të kuptoni më mirë se si të lehtësoni simptomat.
4. Pavarësisht natyrës shqetësuese të të qarit, mund të jetë e mundur të reduktohen simptomat e dhimbjes së barkut duke provuar teknika të ndryshme qetësuese, pasi disa foshnje mund t’i përgjigjen më mirë disa teknikave sesa foshnjat e tjera. Informacionet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë:
- Mbajtja e foshnjës ë krahë gjatë të qarit
- Mbjatja e fëmijës me një fasho në gjoks
- Lëvizje të buta, të tilla si tundjet, shtytja e tyre në një karrocë fëmijësh ose xhirot me makinë
- Të bëni zhurma në sfond, si me fshesë me korrent, tharëse flokësh ose zhurma e lavatriçes
- Të vendosni në sfond tinguj të lehtë dhe të vazhdueshëm
- T’i bëni një banjë të ngrohtë fëmijës suaj
- T’i bëni një masazh për bebe fëmijës suaj
Podcast: Kuptimi i dhimbjes së barkut tek foshnjat dhe si të përballeni me të
Lexoni Blogun
References:
1. Houghton, LA. Vieth, R. (2006) The case against ergocalciferol (vitamin D2) as a vitamin supplement. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/17023693.
2. Infant and Toddler Forum (2014) Preventing Vitamin D Deficiency in Toddlers https://www.infantandtoddlerforum.org/media/upload/pdf-downloads/4.7_Preventing_Vitamin_D_ Deficiency_in_Toddlers.pdf.
3. Public Health England and Food Standards Agency (2014) National Diet and Nutrition Survey: results from Years 1 to 4 (combined) of the rolling programme for 2008 and 2009 to 2011 and 2012 https://www.gov.uk/government/statistics/national-diet- and-nutrition-survey-results-from-years-1-to-4-combined-of-the-rollingprogramme- for-2008-and-2009-to-2011-and-2012.
4. Public Health England (2016) PHE publishes new advice on vitamin D. https://www.gov.uk/government/news/phe-publishes-new-advice-on-vitamin-d
5. NHS (2017) Vitamin D. http://www.nhs.uk/Conditions/vitamins-minerals/Pages/Vitamin-D.aspxtings.