Home2021-12-18T20:35:20+00:00
Mirë se erdhët në Colief.al

Nga kujdesi qetësues i lëkurës deri në lehtësimin nga dhimbjet e barkut,

Colief® është aty për fëmijën tuaj.

Mëso më shumë

Rreth Colief®

Colief® ofron një sërë produktesh delikate që ofrojnë rehati qetësuese për foshnjat, fëmijët dhe nënat e reja. Njohuritë shkencore të Colief dhe ekspertiza e provuar për dhimbjet e barkut të shkaktuar nga intoleranca e përkohshme ndaj laktozës çuan në zhvillimin e ‘Colief Infant Drops’ dy dekada më parë. Tani, marka jonë ofron një gamë të gjerë të kujdesit për fëmijën.

Mëso më shumë
GJËNDEMI NË KETO FARMACI

Fëmija juaj po qan?

Ndihmë për dhimbjen e barkut

Dhimbjet e barkut tek foshnjat njihen si të qarat e përsëritura dhe të tepërta te të porsalindurit, të cilët në pamje të parë duken të shëndetshëm. Kjo gjendje mund të prekë një në pesë foshnja, kështu që nuk jeni vetëm.

Dhimbjet e barkut tek foshnjat mund të kenë shumë shkaqe. Në disa raste besohet se shkaktohet nga intoleranca e përkohshme ndaj laktozës. Kjo ndodh sepse në muajt e parë të jetës, disa foshnje nuk janë në gjendje të shpërbëjnë plotësisht laktozën, një sheqer kompleks që gjendet në qumështin e gjirit dhe atë artificial. Po ashtu, mund të prodhojë gazra, fryrje dhe të shkaktojë siklet, dhe një nga simptomat kryesore është e qara pa ndalim.

Mëso më shumë

Ftohje dhe me rruf?

Zgjidhje qetësuese

Fëmijët zakonisht vuajnë nga ftohja sepse sistemi i tyre imunitar është ende në zhvillim. Vaji i Eukaliptit është një nga ilaçet më të mira natyrale për zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes, pasi ka një efekt anti-inflamator, duke lehtësuar hundët e bllokuara tek fëmijët. Me përmbajtje eukalipti, mente dhe limoni dhe i përshtatshëm për fëmijët e moshës 3 vjeç e sipër ‘Colief Breathe Easy Patch’ është një copë e butë që mund të vishet në veshje ose të vendoset në shtrat dhe ndihmon në lehtësimin e frymëmarrjes. I ri në gamën ‘Colief Breathe Easy Vapor Rub’ është një zhbllokues i butë dhe i sigurt për foshnjat mbi 3 muajshe. E disponueshme në një format të përshtatshëm në formë shkopi ‘Colief Breathe Easy Vapor Rub’ përmban një formulim unik të përbërësve natyralë duke përfshirë eukaliptin dhe mentolin.

Mëso më shumë
Colief Breathe Easy Vapour Rub

Skalp i thatë apo i ciflosur?

Kujdesi për skalpin e fëmijës suaj

Foshnjat janë të njohura për lëkurën e tyre super të butë, por ato shpesh mund të zhvillojnë skalpe të thatë ose të ciflosur, veçanërisht në vitin e tyre të parë. Po ashtu, në raste të rralla në kokën e të porsalindurve shfaqen kore të thata që quhen ndryshe ‘Koret e qumështit’. Kjo gjendje nuk është shumë shqetësuese për fëmijën tuaj dhe mund të pastrohet vetë, por shumica e prindërve kërkojnë zgjidhje për ta trajtuar atë. I përbërë nga vaji ushqyes i trëndafilit, kamomil shërues dhe vitaminë E për mbrojtje, ‘Colief Baby Scalp Oil’ hidraton dhe qetëson lëkurën dhe skalpin e foshnjës tuaj – duke trajtuar natyrshëm simptomat e shkaktuara. Është i përshtatshëm për përdorim tek foshnjat që nga lindja (nga data e plotë e lindjes).

Mëso më shumë

Përforcim i Sistemit Imunitar?

Vitaminë D e përditshme

Mungesa e vitaminës D mund të jetë e dëmshme për ciklin e rritjes dhe të zhvillimit tek njerëzit. Në fazat e hershme të zhvillimit sasia e pakët e vitaminës D në trup mund të shkaktoj deformime te kockave tek fëmijët, dhe dhimbje dhe ndjeshmëri të kockave si rezultat i një gjendje të quajtur osteomalacia tek të rriturit. Njerëzit marrin mjaftueshëm vitaminë D përmes ekspozimit ndaj dritës së diellit, kryesisht gjatë sezonit veror, por gjatë dimrit niveli i saj bie. ‘Colief Vitamin D3 Drops’ është një suplement ushqimor natyral që siguron se ju dhe foshnja juaj po merrni sasinë e duhur të vitaminës D, jetike për zhvillimin e kockave të forta dhe një sistemi imunitar të shëndetshëm.

Mëso më shumë
Daily Vitamin D
Vitamin C Drops

Përforcim ditor i Sistemit Imunitar

Pikat e vitaminës C

Kur bëhet fjalë për mbështetjen e shëndetit të përgjithshëm të fëmijëve të vegjël, vitamina C luan një rol të rëndësishëm. I përshtatshëm për të gjithë familjen, ‘Colief® Vitamina C Drops’ është një suplement ushqimor i pasur me vitaminë C dhe është pa aromë artificiale, ngjyra artificiale ose konservues.

Përveç mbështetjes së sistemit imunitar dhe përthithjes së hekurit, Vitamina C gjithashtu ndihmon në prodhimin e kolagjenit, i cili është i nevojshëm për formimin e enëve të gjakut, kockave, kërcit, mishrave të dhëmbëve, lëkurës dhe dhëmbëve. Të gjitha të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve të vegjël.

Mëso më shumë

Merrni disa këshilla të mira nga paneli i ekspertëve tanë.

Lexoni Blogun

Më shumë Blog Poste

Colief Social

Load More
Go to Top