Daily Immune Boost Vitamins For Mum & Baby2021-11-23T22:49:22+00:00
Mirë se erdhët në Colief.al

Vitamina për rritjen e imunitetit për nënën dhe foshnjën

Vitamina D e diellit

Çfarë është vitamina D?

Vitamina D prodhohet në lëkurën tonë kur jemi të ekspozuar ndaj dritës së diellit. Ajo ndihmon trupin tonë të thithë kalciumin dhe fosforin për të patur kocka sa më të shëndetshme. Është gjithashtu e nevojshme për të mbështetur sistemin imunitar.

Ekzistojnë dy lloje të vitaminës D:

D2: është forma e parë me prejardhje bimore e cila merret nga disa suplemente dhe gjendet në sasi shumë të vogla në disa kërpudha
D3: është lloji i formuar nga rrezet e diellit dhe gjendet në disa burime ushqimore dhe mendohet të jetë forma e preferuar pasi zgjat më shumë në trup

Burimet e vitaminës D

Drita e diellit është burimi kryesor i vitaminës D. Megjithatë jo të gjithë ne marrim mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit në lëkurën tonë kur jemi jashtë, veçanërisht gjatë muajve të dimrit, midis tetorit dhe fillimit të marsit, ku trupi jonë nuk merr asnjë vitaminë D nga rrezet e diellit.

Vitamina D gjendet vetëm në këto ushqime:

Mungesa e vitaminës D

Mungesa e vitaminës D mund të jetë e dëmshme për ciklin e rritjes dhe të zhvillimit tek njerëzit. Në fazat e hershme të zhvillimit sasia e pakët e vitaminës D në trup mund të shkaktoj deformime te kockave tek fëmijët, dhe dhimbje dhe ndjeshmëri të kockave si rezultat i një gjendje të quajtur osteomalacia tek të rriturit. Njerëzit marrin mjaftueshëm vitaminë D përmes ekspozimit ndaj dritës së diellit, kryesisht gjatë sezonit veror, por gjatë dimrit niveli i saj bie. Më të rrezikuar janë ata me lëkurë më të errët, foshnjat dhe fëmijët e vegjël, adoleshentët, njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata që nuk janë të ekspozuar shumë ndaj dritës së diellit.

Kush duhet të marrë suplemente të vitaminës D?

Departamenti i Shëndetësisë rekomandon që të gjithë kanë nevojë për një marrje të vitaminës D ekuivalente me një dozë mesatare ditore prej 10 mikrogramësh. Fëmijët e moshës 1 deri në 4 vjeç duhet të kenë një suplement 10 mikrogramësh në ditë të vitaminës D dhe të gjithë foshnjat nën 1 vjeç duhet të kenë një suplement prej 8,5 deri në 10 mikrogram në ditë për të siguruar që ata marrin mjaftueshëm.

Vitamina D gjendet vetëm në këto ushqime:

Foshnjat që marrin më pak se 500 ml qumësht artificial për fëmijë në ditë

Foshnjat e ushqyera me gji që nga lindja

Të gjitha gratë shtatzëna dhe gjidhënëse

Të moshuarit 65 vjeç e lart

Njerëzit me ekspozim të kufizuar në diell

Colief Vitamin D3 Drops është një suplement ushqimor natyral që ju jep sigurinë që ju edhe fëmija juaj po merrni sasinë e duhur të vitaminës D, jetike për zhvillimin e kockave të forta dhe një sistemi imunitar të shëndetshëm.

Colief Vitamin D3 Drops ofrohet në formën e preferuar të vitaminës D3, pikat mund të përzihen me ushqim ose pije ose të merren direkt nga goja. Colief Vitamin D3 Drops nuk përmbajnë aromatizues, sheqer të shtuar, konservues ose ngjyrues.

Lajmet e fundit

Pasi u testuan nga 100 prindër dhe një panel ekspertësh në një gamë të gjerë fushash në lidhje me prindërimin dhe fëmijët, dizajnin e produktit dhe kujdesin shëndetësor, National Parenting Product Awards zbuloi rezultatet e Çmimeve 2020.

Colief Vitamin D3 Drops ka fituar medaljen e bronztë në Çmimet Kombëtare të Produkteve Prindërore ( National Parenting Product Awards).

Përforcim ditor i sistemit imunitar me vitaminë C

Çfarë është vitamina C?

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mund të ndihmojë trupin tuaj duke rritur nivelin mbrojtës të tij. Antioksidantët janë molekula që forcojnë sistemin imunitar.

Vitamina C ka disa funksione të rëndësishme, të cilat përfshijnë:

  • Mbështetja e sistemit imunitar
  • Mbështetja e përthithjes së hekurit
  • Reduktimi i lodhjes
  • Metabolizmi normal
  • Funksionim më i mirë i sistemit nervor
  • Prodhimi i kolagjenit, i nevojshëm në formimin e enëve të gjakut, kockave, kërcit, mishrave të dhëmbëve, lëkurës dhe dhëmbëve

Të gjitha të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve të vegjël.

Burimet e vitaminës C

Vitamina C është një vitaminë thelbësore, që do të thotë se trupi juaj nuk mund ta prodhojë atë. Megjithatë, ajo ka shumë role dhe është lidhur me përfitime mbresëlënëse shëndetësore. Është e tretshme në ujë dhe gjendet në shumë fruta dhe perime, duke përfshirë portokall, luleshtrydhe, kivi, speca, brokoli, lakër jeshile dhe spinaq.

Vitamina C gjendet në këto ushqime:

Ndërsa zakonisht këshillohet të merrni dozën e vitaminës C nga ushqimet, shumë njerëz u drejtohen suplementeve për të plotësuar nevojat e tyre. Vitamina C nuk mund të ruhet në trup, kështu që ju nevojitet në dietën tuaj çdo ditë.

Mungesa e vitaminës C

Mungesa e vitaminës C është relativisht e rrallë në vendet e zhvilluara për shkak të disponueshmërisë së produkteve të freskëta dhe shtimit të vitaminës C në ushqime dhe suplemente të caktuara. Mungesa e vazhdueshme e vitaminës C në dietën tuaj mund të çojë në një gjendje të quajtur skorbut. Simptomat e skorbutit përfshijnë mavijosje të lehtë, gjakderdhje të lehtë dhe dhimbje të kyçeve dhe muskujve. Mungesa e vitaminës C mund të trajtohet me suplemente të vitaminës C dhe një dietë të pasur me vitaminë C.

I përshtatshëm për të gjithë familjen, ‘Colief Vitamin C Drops’ është një suplement ushqimor i pasur me vitaminë C dhe pa maja, gluten, misër, niseshte, grurë, arra, soje dhe bulmet. E shtuar lehtësisht në qumësht, lëng ose çaj, mund të merret nga fëmijët e moshës një vjeç e lart. Colief Vitamina C Drops është një suplement ditor i përshtatshëm, pa sheqer dhe prodhohet pa shije, ngjyra ose konservues artificialë.

Bëhuni pjesë e komunitetit tonë

Shkoni në faqen tonë në Facebook; do të gjeni shumë foto të bukura të foshnjave dhe histori të bukura të ndara nga nënat dhe baballarët e komunitetit tonë. Ne gjithashtu kemi shumë konkurse emocionuese dhe dhurata për ju!

Lexoni Blogun

References:

1. Houghton, LA. Vieth, R. (2006) The case against ergocalciferol (vitamin D2) as a vitamin supplement. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/17023693.
2. Infant and Toddler Forum (2014) Preventing Vitamin D Deficiency in Toddlers https://www.infantandtoddlerforum.org/media/upload/pdf-downloads/4.7_Preventing_Vitamin_D_ Deficiency_in_Toddlers.pdf.
3. Public Health England and Food Standards Agency (2014) National Diet and Nutrition Survey: results from Years 1 to 4 (combined) of the rolling programme for 2008 and 2009 to 2011 and 2012 https://www.gov.uk/government/statistics/national-diet- and-nutrition-survey-results-from-years-1-to-4-combined-of-the-rollingprogramme- for-2008-and-2009-to-2011-and-2012.
4. Public Health England (2016) PHE publishes new advice on vitamin D. https://www.gov.uk/government/news/phe-publishes-new-advice-on-vitamin-d
5. NHS (2017) Vitamin D. http://www.nhs.uk/Conditions/vitamins-minerals/Pages/Vitamin-D.aspxtings.

Go to Top